Si t’i zbardhni rrobat pa përdorur klor

Çfarë ju nevojitet

Materialet
Detergjent lavatriçe
Uthull e bardhë e distiluar
Sodë për gatim
Ujë i oksigjenuar (3 për qind)
Detergjent për lavastovilje
Limonë
Drita e diellit
Ujë

Pajisje
Kupa matëse
Enë e madhe

•Soda i zbardh, i freskon dhe i zbut materialet. Shtoni një gjysmë kupe sodë së bashku me detergjentin për lavatriçe. Për njollat, bëni një si pastë me sodë dhe ujë dhe aplikojeni direkt në pëlhurë.
•Ujë i oksigjenuar (hydrogen peroxide 3%) nuk është zbardhues me klor. Shtoni ½ kupë me ujë të oksigjenuar së bashku me detergjentin e rrobave.
•Detergjent për lavostovilje. Nuk do t’ju sugjeronim të blini enkas detergjent për lavostovilje, por nëse e keni tashmë në shtëpi, mund ta përdorni për të zbardhur rrobat. Shtoni ¼ kupë së bashku me detergjentin e zakonshëm për lavastovilje.
•Uthull e bardhë e distiluar. Uthulla i zbardh, i freskon dhe i zbut pëlhurat. Shtoni nga ½ në 1 kupë uthull së bashku me detergjentin për lavatriçe. Mos u shqetësoni për aromën e uthullës, do të zhduket sapo rrobat të thahen. Gjithashtu uthulla mund të hidhet tek njollat dhe tek pjesët e jakës apo poshtë krahëve.
•Lëngu i limonit i ndriçon dhe u jep freski rrobave. Shtoni nga ¼ në ½ kupë lëng limoni së bashku me detergjentin e lavatriçes.
•Përgatitje me limon. Mbushini një enë të madhe me ujë dhe një limon të prerë në feta. Vëreni të ziejë, fikni flakën dhe shtoni rrobat ose të linjtat. Lërini për një orë dhe më pas lajini si zakonisht
•Drita e diellit. Varini rrobat të thahen në diell, i cili jo vetëm i shkëlqen, por i bën të mbajnë aromë të freskët. revista shije

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti