6 artikujt më ekonomikë që duhet t’i blini me patjetër për shtëpinë tuaj

1. Pecetat me mikrofibra për pastrim 
Këto peceta janë një magji e vërtetë .
Mjafton t’i lagni me ujë dhe tavolina,dritaret dhe dyert tuaja do të shkëlqejnë. Nuk lënë gjurmë dhe as fije.
Gjithashtu do t’ju shpëtojnë nga alergjitë që mund t’ju krijohen nga detergjentët larës.
2. Filtrueset e ujit
Nëse ju blini një filtruese për ujin sot veshkat tuaja do t’ju falenderojnë gjithë jetën.
Kurrë nuk e dini seç mund të ketë nëpër depozitat ku mbushet uji që ju pini prandaj mos u kurseni kurrë për këtë produkt.
3. Makineria për bërjen e ekspresit
Ndoshta do të kushtojë pak në fillim por duke patur parasysh paratë që ju harxhoni cdo mëngjes për kafen tuaj kaq janë shumë pak.
4. Makina që bën bukën
 
Është një pajisje që përgatit brumin dhe do t’ju lehtësojë punën , do të kurseni para dhe do të kujdeseni për shëndetin tuaj.
5. Shishet e qelqit
 Nëse ju e ruani ujin, qumështin ose lengjet në enë qelqi shija do e tyre do të jetë më e mirë dhe do të jenë të ruajtura në një material të shëndetshëm dhe të sterilizuar siç janë enët prej qelqi.
Larg plastikës.
6.  Çanta për të bërë pazarin
 
Larg qeseve plastike që ju rëndojnë,çahen dhe pazari kthehet në pjesën tuaj më të urryer të javës.
Blini një çantë pazari me rrota . Padyshim është zgjidhja më e mirë. shije.al

Lifestyle
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti