Nuk do ta besoni që autori i këtyre pikturave është një 19 vjeçar shqiptar
Qiriu.net

taaa

Pasi t'i shikoni keto piktura e vizatime do pyesni veten se kush eshte autori i tyre, nga eshte, sa i vjeter eshte apo edhe pyetje tjera si keto. Per kete arsye Qiriu.al vendosi qe te zbuloje se kush fshihet pas ketij talenti dhe te gjeje pergjigjen e pyetjeve qe te vijne ne mendje sapo perballesh me keto punime. Kemi kenaqesine te ju paraqesim intervisten tone me autorin e talentuar te ketyre punimeve, 19 vjeçarin Ardit Istrefi.

 

Sa kohe keni qe pikturoni dhe si lindi ky talent?

Kam gati 3 vite intesive qe kam nisur te vizatoj dhe pikturoj. Zbulimi i talentit ka qene krejt i rastesishem.
Gjate kremtimit te 100 vjetorit te pavarsise se Shqiprise ( atehere ne klasen e 9-te) u organizua nje konkurs ne vizatim, ku duhej te punoheshin heronjte e qytetit tim. Secili nga nxenesit duhet te punonte nje hero.
Megjithese konkursi ishte ne vizatim, punimin e bera ne balte (argjil), punimi u pelqye shume nga te gjithe dhe u vleresua me notat maksimale, gjithashtu u vleresua me cmim ne konkurs. Pasi pashe qe isha i afte ne fushen e artit, doja ta dergoja kete aftesi ne nivel tjeter.
Pas atij konkursi fillova te merrem me vizatime dhe skica, duke provuar dhe eksperimentuar me lapsin dhe letren.

Cila eshte endrra jote?

Endrra ime ne lidhje me pikturen eshte qe te arrije te behem me i mire dhe nje nder me te miret ne bote.
Sigurisht do duhet shume pune dhe perkushtim, por asgje nuk eshte e pa mundur me pasion dhe vullnet. "Luftoj" per te qene me i mire, synoj gjithmone e me lart.


Cili eshte komplimenti me i madh mbi nje pune tenden?

Nje gje me ka mesuar e gjithe rrugetimi ime ne kete fushe, nese do te behesh dikush i madh dhe te arrish ate qe do, kurre mos ler qe koplimentet te te bejne per vete.
Gjithmone duhet munduar qe te shohesh rrugen drejt qellimit qe i ke vene vetes dhe s'duhet te ndikohesh nga koplimentet qe mundohen te te bejne te besosh se ja ke arritur.
Edhe pse jam koplimentuar nga shume njerez, ku perfshihen miq edhe ata ne rrjetet sociale mund te permend disa emra qe jam ndjere shume i vleresuar kur kam marr komplimente nga ata e disa prej tyre jane artiste dhe politikane si Aurela Gace, Sali Berisha, Miriam Cani etj.

A e keni shnderruar akoma talentin ne nje profesion?

Kohet e fundit per shkak te angazhimeve dhe kerkesave te shumta qe kam pasur per punime te ndryshme, mund te them qe pasionin tim kam arritur ta kthej edhe ne profesion.

Çfare pikturoni me teper?


Me pelqen te punoj me portrete te njerzve, pasi jane shprehite e njerzve kaq te bukura e misterioze qe te bejne per vete paçka se nuk eshte e lehte t'i skalisesh ato ne leter. Kur une dua te hedh ne leter nje punim, mundohem qe atij punimi t'i "jap" jete, te duket sa me i gjalle e real. Me kane kritikuar shpesh qe vizatoj me shume femra, ne fakt eshte e vertete, ne shumicen e punimeve te mia vendin kryesor e mban femrat pasi ne syrin tim femrat jane kaq te bukura, te brishta, te mistershme, qe me ngjall pasion t'i pikturoj. /Qiriu.al

Keto dhe shume punime tjera te Arditit mund t'i gjeni ne fanpage-in e tij ne 'facebook': Ardit Istrefi Art 

 

Ju sugjerojmë
Opinion
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti