Kujdes kur të vendosni pemën e Krishtlindjeve, ja çfarë duhet të keni parasysh
Qiriu.net

1479812118pema_1479835810-2121204

Pema e Krishtlindjeve është simboli i festës, që i jep ngrohtësi çdo ambienti ku ndodhet, në shtëpi, në zyrë e kudo. Por edhe ajo ka efektet e veta negative. Quhet Sindromi i Pemës së Krishtlindjeve.
Është një tip alergji që përfshin tështima, acarime fyti, kollë dhe dhimbje gjoksi. Një skuadër studiuesish të Upstate Medical University ka analizuar materialet e 28 pemëve Krishtlindjesh, përfshi dhe halat e pishës, dhe një sërë elementësh të tjerë, dhe u zbulua se ato përmbajnë 53 tipe të ndryshme myku. Në këto pemë natyrale mbeten edhe polene të pemëve të tjera.

Ekspertët shpjegojnë se sporet e mykut dhe të polenit provokojnë shqetësime tek disa njerëz që vuajnë nga Sindromi i Pemës së Krishtlindjeve.

Por edhe nëse përdorni një pemë artificiale nuk do të keni shpëtim, pasi ato marin pluhur që gjithashtu shkakton një sërë alergjish.

“Shkundeni dhe pastrojeni mirë pemën para se të fusni në shtëpi, apo pasi ta nxirrni nga magazina, pasi ndihmon të largojë sporet e myku dhe këtë ta bëjë dikush që nuk është alergjik. Kini kujdes kur dekoroni pemën, pasi alergjenët lëvizin kur ju ndryshoni pozicionin e pemës dhe lëvizni degët për të vendosur dekorimet dhe dritat”, shpjegon Max Wiseberg.

“Vendoseni pemën sa më vonë të jetë e mundur për të minimizuar ekspozimin ndaj mykut. Përdorni një pastrues ajri për të larguar pjesët e mykut që qarkullojnë. Gjithashtu mundtë përdorni dhe një balsam kundër alergjenëve përreth hundës suaj për të mos lejuar të hyjnë në rrugët e frymëmarrjes”, vojn Wiseberg me këshillat. /Top Channel/.

Lifestyle
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja