Gabimi me getat që e bën çdo femër dhe si ta shmangni (video)

getat

Cdo femër e di mirë se sa herë i ka dëmtuar çorapet e reja për shkak të lëkurës së thatë të duarve, stolive… 

Ndaj po ju japim disa këshilla se si t’ju rrinë getat të rrëshqitshme dhe të mos këputet asnjë fije e vetme.

Veprimet si t’i vishni getat e të mos i dëmtoni:

– Sigurohuni që në kuti të jetë madhësia juaj, sipas tabelës së gjatësisë dhe peshës.

– Shikoni a kanë anën e përparme dhe të pasme, disa e kanë, disa jo.



– Para mbathjes lyeni me losion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit.

– Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen., transmeton Qiriu.al.

– Mbështillini çorapet nga pjesa e brekëve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.

– Mos u ngutni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos pëlcasin.

– Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni në mos janë mbetur diku të çlirëta.

– Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar.

 

Lifestyle
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri