FOTO/ 10 atraksionet turistike në Shqipëri që ende bota s’i ka njohur plotësisht

para

Në faqen online të udhëtimeve, “Tripedia.info”  e cila mund të konsiderohet si një enciklopedi udhëtimesh e shkruar nga udhëtarët për udhëtarët, nuk mund të mungonte edhe Shqipëria me atraksionet e saj turistike.

Syri i Kaltër

Image

Syri i Kaltër është një fenomen  natyror në rajonin e Vlorës në Shqipëri. Uji i pastër ngjyrë blu gjendet në një ‘pishinë’ rreth 50 metra të thellë, çka e bën këtë vend tepër mistik. Syri i Kaltër është në të vërtetë një nga atraksionet më të famshme të vendit. Unë zgjedh ta vë atë në listë, në mënyrë që më shumë njerëz të mund të dëgjojnë për të.

Plazhi i Jalës

Image

Shqipëria është e njohur kryesisht për shkak të plazheve në bregdetin shqiptar. Plazhi i Jalës është një nga vendet më të bukura në Shqipëri. Një përzierje e natyrës së bukur dhe jetës së mahnitshme të natës. Plazhi i Jalës është një vend fantastik për çdo turist që dëshiron të kalojë kohën më të mirë të jetës së tij. Ju mund ta vizitoni Plazhin e Jalës dhe Shqipërinë me një çmim vërtetë të lirë.

Varri i Gjergj Kastriot Skënderbeut

Image

Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu  ishte një komandant shqiptar i cili ishte pjesë e Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 14-të. Disa vjet pasi u largua nga shërbimi i Perandorisë Osmane, ai bëri një revolucion në Shqipëri. Më vonë populli e njohu atë si Princin e Shqipërisë, edhe pse ai ka lindur në Firence të Italisë. Për Shqiptarët, Skënderbeu është më shumë se një hero kombëtar, ai është një simbol për shqiptarët. Sot , turistët mund të vizitojnë varrin e Skënderbeut me një tarifë vërtetë të ulët.

Manastiri i Zvërnecit

Image

Manastiri i Zvërnecit gjendet në ishullin Zvërnec. Ishulli në vetvete është pjesë e Lagunës së Nartës në jug të Shqipërisë. Ishulli i Zvërnecit është i lidhur me tokën përmes një ure prej druri 300 metra të gjatë. Kjo urë e bën manastirin edhe më spektakolare. Përveç kësaj, Manastiri i Zvërnecit është një Manastir Bizantin i shekullit të 13-të. Është i mahnitshëm fakti se si shqiptarët e kanë mbejtur këtë vend të paprekur ndër shekuj. Ka vetëm pak vende në botë, ku manastiret bizantine janë në gjendje kaq të mirë.

Pazari i Krujës

Image

Kruja është një qytet i vogël që ndodhet në veri të Shqipërisë. Qyteti është aq i vogël saqë turistët mund ta vizitojnë atë në këmbë pa problem. Ishte me të vërtetë interesante për mua të vizitoja Pazarin e Krujës. Në këtë Pazar ju mund të shihni kulturën aktuale shqiptare dhe traditat. Shqiptarët aty shesin çdo gjë, nga suvenirët tek qilimat. Sipas mendimit tim, turistët që shkojnë në Shqipëri, nuk duhet të kthehen në shtëpi pa një qilim shqiptar. Një tjetër avantazh i qytetit të krujës është se ai gjendet vetëm 20 km larg Tiranës.

Shtëpia e Zekatëve

Image

Shqipëria ka qenë pjesë e rëndësishme e Perandorisë Osmane. Në këtë mënyrë shumica e arkitekturës së lashtë shqiptare është e bazuar në stilin otoman dhe traditat. Qyteti i Gjirokastrës ka shumë ndërtesa sipas stilit otoman. Për vendasit, Shtëpia e Zekatëve është shembulli më i mirë i arkitekturës historike shqiptare. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1811-1812. Këto lloj shtëpisj njihen po ashtu si “ Kulla”, që do të thotë se ndërtesa ishte në prondësi të individëve të pasur. Tarifa për ta parë atë është vetëm 1 euro.

Tuneli i Luftës së Ftohtë

Image

Ky tunel i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, ka qenë ndërtuar nga komunistët shqiptarë gjatë viteve 1960. Qëllimi kryesor i tij ishte të mbante të burgosurit politikë. Tuneli është mbajtur sekret për vendasit deri në fillim të viteve 1990. Ky tunel/bunker ka rreth 80 dhoma dhe një kapacitet për deri në 300 njerëz. Sot tuneli është kthyer në atraksion turistik dhe gudi turistike. Nëse ju pëlqen historia ju duhet të vizitoni Tuneli e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër.

Plazhi i Pasqyrave

Image

A dëshironi të shikoni si duket parajsa? Doni të shikoni plazhet e zotave? Nëse përgjigja është po, atëherë ju duhet të vizitoni Plazhin e Pasqyrave në Shqipëri, i vendosur në rajonin e Sarandës. Rruga që çon turistët në këtë plah është e ngushtë dhe e vjetër, por udhëtimi ia vlen. Uji dhe rëra në këtë plazhë janë të pastra si kristali. Herën e fundit kur unë shkova në Plazhin e Pasqyrave, pashë një vazjë të vogë dhe familjen e saj. Vajza e vogël pyeti nënën e saj:  Kjo është parajsa? Plazhi i pasqyrave është perfekt për familjet me fëmijë të vegjël.

Ura e Mesit

Image

Ura e Mesit kalon mbi lumin shqiptar Kir. Mesi është një vend i vogël në veriperëndim të Shqipërisë, pranë qytetit të Shkodrës. Ura është më shumë se 100 metra e gjatë dhe pak metra e lartë. Gjenerali osman lokal, Kara Bushati ndërtoi urën në shekullin e 18-të. Në Shqipëri Ura e Mesit do të thotë “ura në mes”. Shumë vendas tregojnë histori romantike rreth kësja ure. Nëse ju dhe shpirti juaj binjakë po shkoni afër Shkodrës, ju duhet patjetër të vizitoni Urën e Mesit dhe madje edhe t’i propozoni zonjës tuaj.

Kanionet e Osumit

Image

Shqipëria e bukur ju mirëpret me këtë atraksion natyror spektakolar. Gryka e Osumit shkon rreth qytetit të Beratit. Kjo grykë shqiptare është gati 30 km e gjatë. Shkencëtarët lokalë besojnë se vendi është krijuar rreth 3 milionë vjet më parë. Aty mund të bëni raftin me një çmim vërtetë të lirë. Disa nga seksionet duke filluar nga gryka janë vetëm 2 metra të gjera, çka e bën atë edhe më spektakolare. Shumë të pasionuar pas raftin e njohin mirë këtë vend. Arsyeja më e madhe lidhet me shkëmbin e njohur me emrin e çmendur që ndodhet në këtë grykë. Emri i këtij shkëmbi është, “Vrima e Shejtanit”. Qyteti më i afërt në krah të Kanioneve të Osumit është Berati.

Lifestyle
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri