Shënon gol gjatë ndeshjes, humb jetën pas pak minutash në fushën e lojës
Qiriu.net

Ka shënuar golin, por vetëm pas pak minutash ka ndodhur tragjedia. Videoja e mëposhtme tregon momentin kur një futbollist 19-vjeçar vdes papritmas në fushën e lojës.

I riu ka shënuar gol ndërsa më pas ka festuar me një kërcim kur në një moment ai  mbetet ashtu i shtrirë në fushë pa lëvizur.

Shokët e tij dhe ekipi mjekësor u mundua ta shpëtonte të riun Ismail Mrisho Khalfan, por ishte e kotë pasi adoleshenti u deklarua i vdekur para se të mbërrinte në spital.

Khalfan po luante me ekipin e 20-vjeçarëve të Mbao FC në Tanzani kur ndodhi edhe tragjedia, ndërsa mendohet se i riu ka pasur një infarkt në zemër.

Sport
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja