Ku shkon dhjami pas humbjes së peshës?

dhjami_1481124445-4940335

Humbja e peshës është një sfidë e madhe dhe vetëm me punë të vazhdueshme arrijmë rezultatin e dëshiruar. Megjithatë, të gjithë ne pyesim - ku shkon dhjami, kur humbim peshë?

Derisa disa besojnë se dhjami shkrihet dhe konvertohet në energji, ngrohje ose muskuj, shkencëtarët kanë gjetur një përgjigje të ndryshme, shkruan vecernji.hr.

Shkencëtari Australian, Andrew Brown, në revistën britanike "British Medical Journal" botoi llogaritjet e  sakta se sa yndyrë konvertohet në komponenta të caktuara. Përgjigja e saktë është se shumica masës del si dioksid karboni dhe shkon në atmosferë, tha Ruben Merman, një fizikan i cili ka punuar me Brown në hulumtime.

Që të shpenzoni 10 kg yndyrë, ju duhet të thithni 29 kg oksigjen, pas të cilit mbetet 28 kg e dioksidit të karbonit dhe 11 kg ujë. Në këtë rast një burrë mesatar duhet të thith dhe nxjerrë frymën rreth 33.000 herë, ndërsa një grua mesatare më shumë se 50.000 herë për të marrë sasinë e nevojshme të oksigjenit. Për këtë arsye, dhjami i kaluar e lë trupin nëpërmes nxjerrjes së frymës me të cilin del dioksidi i karbonit. Ata thonë se prej 10 kg të dhjamit, 8.4 kg e lë trupin në formën e dioksid karbonit. 1.6 kg i mbetur konvertohet në ujë, që del nga trupi me anë të lëngjeve trupore - urina, djersët, lotët, frymëmarrja, fekaljet dhe forma të tjera.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjatë ushtrimeve të rregullta dhe dietës keni nevojë për të marrë frymë më shpejtë. Mënyra më e mirë për të humbur peshën është tashmë mënyra e njohur - konsum i ulët i kalorive dhe rritje e aktivitetit fizik.

Shëndet
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri