“Bomba” e Rudi Vatës: Ja sa më kërkuan për t’u bërë president i FSHF-së
Qiriu.net

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me kandidimin e tij për t’u bërë president i FSHF-së.

Gjatë emisionit “Rubrika Sportive” të mbrëmjes të së dielës, Vata u shpreh se i kishin kërkuar jo pak, por plot 2 milionë euro për të blerë votat, nëse donte të zgjidhej president i FSHF-së.

“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: ‘Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së.’ Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, u shpreh Vata.

vata-470x627

Sport
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja