6 këshilla si të kombinoni streçet e lëkurës (foto)

Pantallonat elastike tashmë përdoren prej disa vitesh dhe janë bërë të pazëvendësueshme. Megjithatë ka disa femra të cilat shpesh herë gabojnë kur vjen puna për t’i kombinuar në mënyrën e duhur streçet e lëkurës. Shumë yje te Hollywood i kanë veshur ato të kombinuara me çdo gjë, si me atletet e thjeshta sportive por edhe me takat e holla nëpër daljet e tyre në tapetin e kuq.

Pra, streçet e lëkurës kanë të gjitha vetitë për të zëvendësuar xhinset për këtë sezon.

1. Fale elasticitetit, brezi i ri i streçeve të lëkurës jo vetëm mund të vishen dhe të zhvishen lehtësisht, por mund të rrinë pas trupit si një dorashkë. Një nga kombinimet mund të jetë një bluzë e gjerë “oversize” dhe një palë taka me maje, në këtë rast mund të shkosh në zyre dhe në një bar, pa frikën e kodit të veshjes në takime të papritura.

2. Lëkura e zezë ka një hije profesionale dhe klasike. Kombinoji streçet e tua me një këmishë të thjeshtë dhe një palë këpucë për një pamje shumë të përshtatshme për në zyrë. Një xhaketë e gjatë ose një pallto do t’i shtonte larmi veshjes dhe do ta zgjaste figurën tënde.

3. Po flasim tani për një tjetër kombinim të cilin mund ta quajmë si më të përshtatshme për të patur një pamje më femërore. Bluzët e gjera dhe xhaketat e buta krijojnë një kontrast fantastik me pantallonat e lëkurës. Ngjyra rozë, gri dhe neutralet mund të kombinohen shumë mirë me ngjyra më të thella siç është edhe kafja. Mund të shtoni edhe ndonjë aksesorë print për t’u dukur më ekstavagante.

4. Në qoftë se nuk i përballoni dot veshjet e shtrenjta, mos u shqetësoni! Edhe veshjet me çmime ekonomike mund të duken bukur, në qoftë se kombinohen në mënyrën e duhur. Një “t-shirt” i thjeshtë me një palë atlete dhe një xhaketë sportive do të krijoni një “look” alternativ tejet interesant.

5. Një tjetër kombinim është të kombinoni streçet tuaja të lëkurës me një bluzë e cila duhet të jetë pak më e gjatë seç duhet. Në këtë rast nuk do ta keni problem ekspozimin e tepërt të formave duke qenë se bluzja supozohet të ketë mbuluar vithet tuaja.

6. Duke qenë se lëkura është një variant shumë i mirë për të zëvendësuar xhinset, atëherë kemi shumë variante për t’i kombinuar ato. Një prej tendencave të sezonit janë pantallonat e lëkurës në ngjyrë të kuqe ose bordo të cilat mund t’i vishni ato me një këmishë të bardhë ose t’i kombinoni me një bluzë të zezë dhe një xhaketë lëkurë të zezë për sipër. Ky është një variant akoma më i guximshëm për femrat e kolme pasi ngjyra e kuqe do të vë në dukje asetet tuaja.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti