Futbollisti shqiptar sensibilizohet me “ferrin” në Aleppo: Zoti yt nuk harron
Qiriu.net

Në këto ditë shumë të vështira për banorët e Aleppos, shumë qytetarë nga e gjithë bota po sensibilizohen me ta. Një ndër ta është edhe Mërgim Mavraj, i cili ka postuar një foto në Facebook, ku tmerrin që po ndodh në Aleppo, ai e shoqëron me një ajet kuranor.

Mbrojtësi i Kombëtares është një besimtar i devotshëm mysliman, prandaj ka zgjedhur që këtë sensibilizim ta bëjë me ajetin kuranor, ku shkruhet: Dhe Zoti yt nuk harron.

Mërgim Mavraj njihet si një person i ndjeshëm që shpeshherë është sensibilizuar me ngjarje të tilla, por edhe si një person që shpesh ka bërë bamirësi me fëmijët jetime.

Ju sugjerojmë
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti