Si u krijua Mrizi i Zanave, vendi që magjeps shqiptarë e të huaj
Qiriu.net

E ka rikrijuar Mrizin e Zanave dhe nuk ka dështuar. Që nuk është vepër poetike, kuptohet sepse askush nuk mund ta rikrijojë veprën e Gjergj Fishtës. Gjithashtu kuptohet edhe çfarë është, sepse tashmë Mrizi i Zanave është një markë e njohur në fushën e kulinarisë shqiptare.

Kur Altini vendosi ta ngrejë, e quajtën të çmendur, ndërsa sot të gjithë vlerësojnë gjenialitetin e tij në këtë fushë. Në Fishtë të Lezhës, në mes të natyrës, në një kodrinë, ndodhet restoranti dhe qendra e agroturizmit që ka marrë emrin e veprës së Fishtës.

Restoranti ofron gatimet më të mira të kuzhinës tradicionale dhe ka fituar tashmë klientët që marrosen pas shijes së mirë të gatimeve të përgatitura me produkte natyrale, të huaj dhe shqiptarë, që mbërrijnë nga Kosova e gjithë qytetet e Shqipërisë.

Mrizi i Zanave ka si moto shkëputjen e mendjes nga jeta e përditshme, qetësinë, reflektimin, gjendje që përforcohen edhe nga Shtegu i Mendimit, një rruginë në natyrë ku në dru janë skalitur vargjet e poetit Gjergj Fishta.

Idenë për hedhjen e hapit të parë të agroturizmit në Fishtë e pati romantiku i fshatit Altin Prenga. 34 vjeçari rrëfen se pas qëndrimit 11 vjet në Itali, donte të bënte diçka vetë, të ikte nga imazhi i emigrantit. Tradita e një familjeje kuzhinierësh i erdhi në ndihmë, por edhe një ide që njihet në perëndim, thotë ai. “Mbledhja bashkë edhe në Shqipëri e nostalgjikëve të fshatit”, ata që e duan fshatin si një strehë qetësie, larg zhurmës urbane. Ajo që miqtë e Altin Prengës e quajtën “çmenduri” , rezultoi si një histori suksesi jo vetëm për Fishtën, por madje më gjerë në zonën e Zadrimës.

Sot, Mrizi i Zanave është një nga restorantet më të njohur në vend, i denjë për të marrë rrugën vetëm e vetëm për të shijuar një vakt atje dhe natyrën e zonës. Sigurisht, nëse nisesh pa prenotuar nuk gjen vend.

Planet e Altin Prengës për burgun e Fishtës

Altin Prenga ka edhe një plan tjetër për të ndryshuar vendlindjen e tij. Kthimin e burgut famëkeq të Fishtës, një ndërtesë 150 metra larg restorantit “Mrizi i Zanave” në një polilaborator për zonën. “Këtë burg, rreth 1000 metra ndërtesë e gjatë ne e kemi rikonstrukuar, brenda tij duam të bëjmë një vend ku përpunojmë qumështin, reçelërat e marmeladën duke shfrytëzuar të gjitha frutat e fermerëve të zonës, një vend ku përpunojmë pastërma dhe proshuta, pra një qendër, që i rijep jetë një vendi, që ka qenë dikur vend i trishtë dhe hyn në funksion për të gjithë fermerët e zonës.”

Të gjithë duan të shkojnë te Mrizi…

Ju sugjerojmë
Lifestyle
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti