"Një 15-­vjeçare që nuk e kupton që ka mbetur shtatzënë, që s'di të refuzojë një mashkull"
Qiriu.net

psikologia

NGA ORNELA, PSIKOLOGE

Shpesh herë dëgjoj shprehje të tilla: “Mos hesht”; “denoncoje dhunën”; “denoncoje përdhunimin”, po pastaj? Çfarë ndodh pastaj? Marr shkas dhe nga puna ime me nxënësit që sa herë që diskutoj në lidhje me seksualitetin disa “skuqen”, disa duan të dalin nga klasa, disa shohin të habitur midis psherëtimave me njëri­tjetrin duke qeshur sepse për mua problemi fillon tek edukimi, informimi, përse është kaq turp të flasësh për seksin? Për metodat kontraceptivë? Për masturbimin? I rashë pak larg për të dalë pikërisht tek problematikat e ditëve të sotme, një vajzë 15­-vjeçare që nuk e kupton që ka mbetur shtatzënë që ndoshta nuk e ka kuptuar aktin seksual në vetvete, një vajzë që nuk e di se si të refuzojë një mashkull dhe të kuptojë që marrëdhëniet seksuale farefisnore nuk janë të shëndetshme.

Çfarë po ndodh me familjen shqiptare? Incesti është pranuar në përgjithësi të jetë moralisht i gabuar, kështu kjo duhet ndaluar tek të gjithë. Në përgjithësi njerëzit shkelin kurorën edhe pse është moralisht e gabuar. Sigurisht incesti është pranuar në përgjithësi të jetë shumë më i keq se sa tradhtia bashkëshortore, por që është edhe pak më i zakonshëm. Megjithatë pavarësisht nga imoraliteti i këtij akti, ai nuk ndalet së kryeri. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, ndikimi i saj shkon në pasoja afatgjata të shumta fizike, seksuale dhe mendore për gratë dhe vajzat, duke përfshirë edhe vdekjen. Kjo ndikon negativisht në mirëqenien e përgjithshme të gruas dhe i ndalon ato të marrin pjesë plotësisht në shoqëri. Dhuna nuk ka vetëm pasoja negative për gratë, por edhe për familjet e tyre, komunitetin dhe vendin në përgjithësi. Ajo ka kosto të jashtëzakonshme. Përse po ndodhin të gjitha këto fenomene, përse janë shkatërruar themelet e shoqërisë dhe familjes shqiptare. Çfarë duhet bërë? Siç e thashë edhe më sipër duhet informimi në shkolla, sensibilizim në komunitet, ashpërsim i ligjeve. /Nga Jetaoshqef.al/

Ju sugjerojmë
Shëndet
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti