Michael Schumacher fotografohet në shtrat, del në shitje fotoja që kushton 1 milion dollarë

Michael-Schumacher-579442

Kampioni i Formula 1 është fotografuar teksa qëndron shtrirë në krevat nga një person i panjohur. Gjendja shëndetësore e Schumacher është dokumentuar përmes një fotografie, e cila ka dalë në shitje për plot 1 milion dollarë.

Edhe pse kampioni është ruajtur në kushte të forta sigurie që prej aksidentit në pistën e skive në 29 dhjetor 2013, dikush ka arritur ta fotografojë atë.

Ky person, identiteti i të cilit nuk dihet ende, i ka ofruar RTL-së gjermane fotografinë e Schumacher në këmbim të një shume të madhe parash.

Fotoja është bërë në vilën e kampionit në liqenin e Gjenevës, ndërsa prokurorët kanë nisur hetimin për identifikimin e personit që ka shkelur privatësinë e Schumacher.

Sport
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri