Hedhja nga ura shkon keq, vdes 36-vjeçari pasi litari ishte shumë i gjatë
Qiriu.net

Familja e një braziliani pa në horror se si 36-vjeçari Fabio Ezequiel u përplas me kokë në tokë pasi hedhja “bungee jumping” shkoi keq.

3B8B804700000578-4052278-image-a-4_1482253884502

Në video duket momenti kur Fabio hidhet nga ura 40 metra e lartë në Sao Paulo teksa gruaja dhe fëmijët e tij e shihnin. The Sun rarpoton se gjatësia e litari nuk ishte llogaritur mirë, dhe në vend që të ngrihej përsëri lart, babai i dy fëmijëve u përplas me kokë në tokë.

Fabio u dërgua menjëherë në spital por vdiq nga plagët e marra. Një gazeta lokale shkruante se ai mendoi të merrte dhe djalin e tij të vogël me vete për t’u hedhur por kishte ndryshuar mendje në moment të fundit. Policia ka nisur hetimet për lojën “bungee jumping” pasi edhe në muajin shtator një grua 29-vjeçare pati dëmtime serioze në Korenë e Jugut pasi hedhja nuk shkoi siç duhet.

Ju sugjerojmë
Sport
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti