“Përgjimi” i të tjerëve në Facebook ju bën atë që nuk ua merr mendja!

93060949_facebook

Sa më shumë azhornoni “News Feed” në Facebook për të parë se farë bëjnë të tjerët aq më keq do të ndiheni. Sidomos në kohë Krishtlindjesh, të shohësh të gjithë ato foto “perfekte” familjare e pushimesh, më shumë do t’ju bëjë të ndiheni të mjerueshëm se sa festivë.

Studimi i Universitetit të Kopenhagen sugjeron se përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale mund të krijojnë ndjenja zilie. Ai veçanërisht paralajmëron  për ndikimin negativ që “fshihet” në rrjetet sociale sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që nuk i njihni, shkruan BBC. Studimi ju këshillon të bëni një pushim nga rrjetet sociale. Studimi i më shumë se 1000 pjesëmarrësve, shumica femra, thotë se “përdorimi i rregull i rrjeteve sociale si Facebook, mund të ndikojë negativisht në mirëqënien tuaj emocionale dhe kënaqësinë me jetën”.

Hulumtuesit paralajmërojnë krijimin e zilisë dhe përkeqësim të humorit nga koha e shpenzuar shumë gjatë duke parë fotot e të tjerëve të shkaktuara nga “krahasime joreale sociale”. Të paktën nëse qëndroni për kohë të gjatë në faceboook, jini aktivë duke u lidhur me njerëz të tjerë dhe duke bashkëbiseduar me ta. Kjo është një eksperiencë më shumë pozitive.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti