"Sa shumë të poshtër ka në këtë vend."

marin-1

Nga Marin Mema

Shqiperia, shqiptaret nuk duhen me fjale, me lajka, me llomotitje televizive, me pertypje, me kepuce qe shkelqejne, me kostume firmato e floke kurre te prishura nga era, konto bankare te pafundme, vila luksoze, e ndertime te fshehura pas familjareve ...

Shqiperia e shqiptaret duhen me vepra e me deshiren e vertete qe gjerat te ndryshojne per mire !!! Sepse ky vend, ky komb meriton pafundesisht shume, por qe ta kuptosh kete duhet te ndjesh doren e nje njeriu te pamundur, e nje minatori, e nje jetimi, e nje banori te izoluar, e nje njeriu qe nuk mundet te ushqeje femijet e tij....

Te tallesh me te pamundurit kur jeton ne duplex e triplex, kur kontot bankare po te shperthejne, kur mimika te eshte fryre nga nderhyrjet, e byzeqeshja te eshte mpire nga genjeshtrat nuk eshte asgje me shume sesa POSHTERSI !!!

Sa shume te POSHTER ka ne kete vend !!! E problemi me i madh eshte se keta te poshter, hyne e dalin ne jeten tone, na valvisin ne surrat padrejtesine, pamundesine, forcen e tyre , na grabisin pronat, jeten, vitet, bile edhe frymarrjet, e prape qendrojne aty stoike me fytyrat e tyre tallese. Po , po, ata na tallin ... e ne duhet te qendrojme e ti shikojme !!

Opinion
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti