"Festivali një turp, tallje edhe me Vaçen. Të zhduken ata muzikantë”

Me akuza të ashpra, një nga veteranët e Festivaleve në RTSH, këngëtari Kozma Dushi ka shpërthyer për edicionin e këtij viti, duke e cilësuar një turp, tallje dhe fyerje me djersën e atyre që punuan për të një jetë të tërë.

Në një reagim, ai shkruan se u tallën edhe me të madhen Vace Zela, kënga e së cilës në sallë shkaktoi duartrokitje pa fund dhe emocion tek të pranishmit.

Sipas tij, ky ishte një turp, ndaj të cilit duhet të merren masa dhe drejtori duhet të zhdukë ata muzikantë që u tallën me djersën e këngëtarëve të njohur.

Reagimi i Kozma Dushit

Miqt e mi...në 55 vite nuk më kanë zënë sytë festival më të dobët se ky...stonatura, ulëritje, cjerje, këng super të dobta...Nuk përndendën asnjë artist nga ne... Edhe me Vacen u tallën.

Nuk bëhet festival me atë që kan kaë vite që e sabotojnë atë festival....

Drejtori duhet të mari masa për këtë turp... duhet ti zhduk ata muzikanët që u tallën me djersën tonë, Toninit, Luanit, Emërs, Irmës... etj

Miqsisht Komi

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti