"Ja ku jam me skllaven time, kështu jemi ne burrat, gratë duhet të punojnë"
Qiriu.net

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, ndodhet në Nju Jork me bashkëshorten e tij, Florenca Lekstakaj, me rastin e festave të fundvitit.

Së fundmi ai ka postuar në Instagram në video, në të cilën shfaqet së bashku me bashkëshorten tij, për të cilën thotë me shaka se është "skllavja" e tij dhe duhet të punojë për të.

“Ja ku jam këtu me skllaven time. Po bëjmë një xhiro përmes Parkut qëndror dhe bën shumë ftohtë. Jepi më shpejt! Shpejt! Kështu jemi në burrat, dhe gratë duhet të punojnë për ne. Gëzuar Krishtlindjet!”, thotë Hysaj gjatë videos.

Shpresojmë që Hysaj mos të ketë patur seriozisht këtë punë, pasi s'do i ketë mirë punët me fansat shqiptare femra.

Sport
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja