Blen për Vit të Ri sallatën ruse në Tiranë, shokohet nga ajo çfarë gjen brenda (FOTO)

Ndërkohë që darkën e funvitit, disa amvisa zgjodhën ta gatuajnë të gjithën vetë, kishte edhe nga ato tjerat që për shkak të angazhimeve përfunduan duke blerë shumicën e ushqimeve në markete dhe supermarkete.

Mirëpo në rastin konkret të mëposhtëm kjo gjë ishte tepër e gabuar.

Një gruaje në Tiranë brenda sallatës ruse i ra pikërisht edhe surpriza e Vitit të Ri. Natën e Vitit të Ri, ndërsa e hapi sallatën ruse ta hidhte në pjatë, u shokuar kur brenda saj pa tel enësh.

''Kisha dëgjuar shumë çudira urbane në ushqimet e pakontrolluara, por të gjesh tel enësh një sallatë ruse të paketuar ishte shumë shokuese. 

Është për të ardhur keq sa sa të pambrojtur jemi dhe s'kemi as minimalen e sigurisë në ushqimin që konsumojmë. Mirë teli i enëve që është i dukshëm dhe i shpëtuam specialitetit të sallatës ruse sejega, por për kushtet higjienike që e përgatisin dhe për cilësinë e lëndëve të para çfarë duhet të themi?''

Lajme
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri