Ilir Daja trajner i Skënderbeut, por zbuloni surprizën e vërtetë të korçarëve

Ilir Daja do të jetë trajner i Skënderbeut. Tekniku kryeqytetas do të prezantohet nesër te kampionët e Shqipërisë, për të vijuar punën e lënë nga italiani Andrea Agostineli.

Drejtuesit bardhekuq kanë vendosur t’ia besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri më përvojë siç është Ilir Daja. Objektivi i Skënderbeut në fillim të sezonit ishte fitimi i titullit kampion.

Por "Qiriu.net" mëson se nesër korçarët kanë gati edhe surprizën e madhe.

Së bashku me trajnerin, në ambientet e klubit bardhekuq mund të prezantohet edhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe. Gjithashtu priten edhe emra të tjerë të frikshëm për kampionatin shqiptar.

Ilir Daja
Sport
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri