Supa e vetme që rekomandohet për të humbur 4 kg në javë

supa e vetme

Dieta me bazë supën e lakrave është një ndër dietat më të shpejta dhe më të njohura për humbjen në peshë.

Kjo supë ndihmon që ju të humbisni më shumë se 4 kg në javë. Kjo dietë konsiston në konsumimin e supës me lakra për 7 ditë. Ju mund të konsumoni fruta, qumësht dhe perime çdo ditë.

Lakra është një ushqim me kalori shumë të ulëta duke iu ndihmuar të digjni më shumë kalori sesa merrni.

Sa më shumë supë të konsumoni aq më shumë peshë do të humbisni. Kjo dietë është një dietë e cila nuk duhet të zgjasë më shumë se 7 ditë.

Dieta është hartuar nga Sacred Heart Hospital, dhe sipas mjekëve hartues ky regjim ushqyerje është mënyra më e mirë për të humbur peshë.

Receta:

1 kokë lakër e madhe
1 kuti me kërpudha
2 tasa me domate të grirë
3 karota
2 speca jeshilë
2 qepë të mëdha
1 tufë selino
1 kubë koncetrat perimesh
8 filxhanë çaji ujë
Përgatitja:
Fillimisht ju duhet të prisni në kubikë të gjithë përbërësit. Më pas në një tigan shtoni qepët e grira dhe lërini të skuqen.
Me ngadalë shtoni ngadalë të gjithë përbërësit. Mbulojeni me ujë tenxheren dhe shtoni koncetratin e perimeve.
Vendoseni tenxheren të ziejë në nxehtësi të ulët, lëreni për 1 orë derisa përbërësit të jenë lidhur.
Mund të shtoni kripë, piper, erëza dhe salcë të nxehtë domatesh. Ju duhet të konsumoni nga një tas në vaktet tuaja.
Mund ta shoqëroni me disa ushqime me kalori të dobëta. Pini vetëm ujë, çaj pa sheqer dhe konsumoni sa më shumë fruta.

Shëndet
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri