Nëse nuk bëni këto ndryshime nga Janari deri në Qershor, do gjobiteni
Qiriu.net

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë adresën e vendit ku banojne, ka nje afat 6 mujor qe nis qe nga muaji Janar i vitit 2017. Pas Qershorit te ketij viti, do te kete gjobë për të gjithë ata që nuk ndryshojnë adresen e vendbanimit.

Keshtu tha sot ne nje konference per mediat ministri i Brendshem Saimir Tahiri.

"Shqipëria në letër nuk mund të jetë ndryshe nga Shqipëria në realitet. Ky proces do i japë fund kaosit që kemi pasur me shtetasit dhe adresat duke i dhënë mundësi shtetit të japin shërbime cilësore, në kohë dhe pa korrupsion.

Në parlament në janar, hyn në fuqi ligji për gjendjen civile duke përcaktuar një periudhë 6 mujore kohë, zerimi i të gjitha detyrimeve për të gjithë ata që duan të ndryshojnë adresën duke përputhur vendbanimin real me vendbanimin që njeh shteti në letra. Deri më sot ka qenë një tarifë që përbënte pengesë reale për qytetarët, kemi parashikuar 6 muaj kohë ku qytetarët nuk do duhet të pagujanë asnjë lek për të ndryshuar vendbanimin e tyre, ndërkohë pas 6 muajsh është parashikuar edhe gjobë".

Ligji i ri për gjendjen civile hyn në fuqi në muajin Janar, por gjoba do të ketë efekt 6 muaj më vonë.

Ne nje bilanc per vitin 2016, Tahiri tha: “Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurtë, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia  u rrit. Fitorja më e madhe e jona nukë shtë krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë”

Lajme
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja