E dinit përse ju dalin qime në mjekër?

qime_1483542833-464641

Dalja e qimeve në fytyrë, është mëse normale për një mashkull, ndërkohë për një femër nuk është aspak e zakontë.

Ndonëse kjo gjë u ndodh shumë femrave dhe nuk përbën rrezik për shëndetin, femrat të cilave u dalin qime në mjekër apo në zonën e qafës janë shumë të shqetësuara për këtë gjë.

Dalja e qimeve në mjekër është një kombinim i gjenetikës dhe hormoneve ! Rritja e hormonit mashkullor androgens stimulon rritjen e qimeve në mjekër.

Nëse folikulat e qimeve në fytyrën tuaj janë shumë të ndjeshme ndaj këtij hormoni, me shumë mundësi mjekra dhe qafa juaj do të mbushen me qime. Kjo ndjeshmëri dhe niveli i hormoneve janë të përcaktuara nga trashëgimia gjenetike.

Nëse mamaja apo gjyshja vuajnë nga qimet e tepërta në fytyrë, me shumë mundësi dhe ju do e vuani këtë gjë.

Kjo gjë mund të fillojë që në moshën e adoleshencës, kur organizmi i vajzave u nënshtrohet ndryshimeve hormonale.

Si thamë më lart, dalja e qimeve në fytyrë nuk është e rrezikshme për shëndetin, por nëse ju dëshironi t’i eleminoni duhet të siguroheni mirë për metodën që duhet të zgjidhni.

Lifestyle
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri