Cassano te Flamurtari? Reagon klubi: Ja e vërteta e pabesueshme...

cassss

Ditën e djeshme, skuadra e Flamurtarit ishte në qendër të vëmendjes për shkak se u përfol një transferim i mundshëm i Antonio Cassanos në Kategorinë Superiore.

Ky lajm i çuditi të gjithë pasi një lojtar i kalibrit botëror kërkohet për të veshur fanellën e një skuadre shqiptare.

Në një intervistë për “Panorama Sport” ka qenë vetë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi i cili ka nënvizuar se klubi vlonjat ka qenë në bisedime me 3 lojtarë të mëdhenj.

“Unë jam në Tiranë sot, por jo për t’u takuar me Cassanon. Antonio Cassano ka qenë në bisedime me ne që në verë. Pra ka qenë në planet tona. Klubi është në diskutime me dy-tre lojtarë, yje të kalibrit të lartë. Ne jemi në bisedime me emra të mëdhenj që nuk kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri dhe nuk ka kush t’i sjellë tjetër veç nesh. Jemi në bisedime me një lojtar shumë të kuotuar në treg, por nuk mund të zbuloj emra. Janë lojtarë që është ëndërr që t’i kesh në skuadër dhe nuk e di nëse do të pranojnë të vijnë, ndaj nuk dua që të nxitohem. Jemi në bisedime”, u shpreh Idrizi.

Sport
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri