KQZ: Ja kush janë dy deputetët e rinj të Kuvendit. Flamur Çelaj zëvëndëson Shkëlqim Selamin

vlora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur mesditën e sotme që të zëvendësojë dy deputetët që u hoqi mandatin, në ditët e fundit të vitit 2016.

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja ka vendosur që të zëvendësojë deputetët, Shkëlqim Selami i LSI-së dhe Dashamir Tahiri i PDIU-s, të dy deputetë të Vlorës.

Kështu sipas KQZ-së, Flamur Çelaj do të marrë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë për LSI-në ndërsa Edmond Zejno do të jetë deputeti i ri i PDIU-së.        

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti