Kamera e fshehtë/ Taksixhiu shan Veliajn: Çfarë llapazoni...Nuk do ta besoni reagimin kur Erioni i futet në makinë
Qiriu.net

Mbremjen e djeshme ne emisionin "Xing me Ermalin" u dha edhe nje kamera e fshehte qe ishte xhiruar me nje nga taksistet e kryeqytetit, i cili provokohet nga Ermal Mamaqi dhe nje tjeter "aktor", per te mesuar mendimin e tij per kreun e Bashkise.

Kur njëri nga ata i thotë për Veliajn se që kur ka ardhur në krye të Bashkisë në Tiranë është bërë më trafik se ç'ka qenë, taksisti thotë: "Të na falni thotë, më llafazan që ështe pupupu".

Kur hyn edhe Veliaj në taksi, Ermali i thotë: Ca gjëra s'i ke bërë të gjitha në rregull, edhe ky po thoshte po ngaqë u fute në makinë e ndërroi muhabetin.

Taksixhiu: Unë rri në makinë thash

Veliaj: E di unë që ka ca që thonë se edhe shiun e ka në dorë kryetari.

Mamaqi: Nëse ke ndonjë gjë thuaja kryetari se njeri është.

Taksixhiu: Unë desha me e ndez taksimetrin këta thonë jo jo.

Mamaqi: Jo, atë e ndezi.

Taksixhiu: Desha me ju thonë aty ku rri me shpi kisha 25 vjet rrugët pa ashtu...u bë ajo.

Mamaqi: Ke ndonjë kërkesë tjetër për kryetarin?

Taksixhiu: Deri tani s'kam.

Më pas ai mësoi se ishte regjistruar nga kamera e "Xing me Ermalin".

Lajme
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja