Lajmet të këqija për të ftohtin siberian, ja deri kur do të vazhdojë acari

auto_ngrica31483960459

Janari pritet të vazhdojnë me temperatura të ulëta dhe me reshje dëbore. Pavarësisht se nga dita e mërkurë do të ketë një rritje me 3 gradë celsius, në fundjavë ato do të ulen sërish duke kapur vlera negative.

Meteorologia Lajda Porja, gjatë një prononcimi në report tv, tha se fundjava do të jetë e ftohtë dhe me reshje bore sidomos në zonat veriore.

“Në fundjavë do të rikthehen edhe reshjet e dëborës në këto zona”, tha ajo. Kjo situatë do të zgjasë deri nga mesi i muajit Janar, kur temperatur do të shkojnë në vlera normale.

Sipas meteorologes, rritja e menjëhershme e temperaturave do të ishte jo normale, pasi do të sillte shkrirjen e borës, trashësia e së cilës në zonat malore në veri të vendit llogaritet të jetë rreth 1 metër. Shkrirja e borës më pas do të shkaktonte përmbytjen e zonave të Lezhës dhe Shkodrës.

Lajme
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri