Shpiket Whatsapp-i për burrat që duan më shumë se 1 partnere

hatsaap

Grupet në Whatsapp janë shumë praktike për familjarë, miq dhe kolegë që duan të jenë në kontakt të vazhdueshëm. Por, një grup burrash nga Arabia Saudite, shpikën një aplikacion të ngjashëm me Whatsapp-in, posaçërisht për gratë që janë të interesuara të jenë gruaja e dytë, tretë, katërt, pestë e me radhë, e burrave që gjenden në grupin me 900 pjesëtare femra.

Sipas "Saudi Gazette", 8 burrat nga Meka, identiteti i të cilëve është i panjohur, e krijuan këtë aplikacion, me emrin "Poligami", sepse sipas tyre, në qytetin e shenjtë të islamit është rritur numri i divorceve dhe shumë gra kanë mbetur pa bashkëshortë. Përveç kësaj, ata thonë se ka edhe shumë vejusha dhe të pamartuara.

Në fakt, rreth 900 gra nga Arabia Saudite, Egjipti, Marriecos, Jemeni e disa shtete të tjera, janë interesuar menjëherë të kontaktojnë me burra në këtë aplikacion. Ato nuk regjistrohen me emër, por japin të dhëna mbi gjatësinë, peshën dhe përshkruajnë personalitetin e tyre, ndërsa edhe rendisin kërkesat që kanë për burrin e tyre. Sipas të dhënave të "Saudi Gazette", mosha e tyre varion nga 18 në 55 vjeç, gjatësia nga 140 deri në 177 cm, pesha nga 45 deri në 98 kg. Përsa i përket kritereve për burrin e tyre, ka disa që janë shumë speci뗘ke. Njëra thotë se dëshiron që burri i saj i ardhshëm të dijë ta recitojë përmendësh Kuranin. Disa prej tyre janë me nivel shumë të lartë arsimimi, me doktoraturë dhe pedagoge në universitet.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti