Ankohemi për acarin, por ja çfarë do ndodhte në Shkodër po të ngriheshin menjëherë temperaturat

Janari pritet të vazhdojnë me temperatura të ulëta dhe me reshje dëbore. Pavarësisht se nga dita e mërkurë do të ketë një rritje me 3 gradë celsius, në fundjavë ato do të ulen sërish duke kapur vlera negative.

Meteorologia Lajda Porja, gjatë një prononcimi në Report tv, tha se fundjava do të jetë e ftohtë dhe me reshje bore sidomos në zonat veriore.

“Në fundjavë do të rikthehen edhe reshjet e dëborës në këto zona”, tha ajo. Kjo situatë do të zgjasë deri nga mesi i muajit Janar, kur temperaturat do të shkojnë në vlera normale.

Sipas meteorologes, rritja e menjëhershme e temperaturave do të ishte jo normale, pasi do të sillte shkrirjen e borës, trashësia e së cilës në zonat malore në veri të vendit llogaritet të jetë rreth 1 metër. Shkrirja e borës më pas do të shkaktonte përmbytjen e zonave të Lezhës dhe Shkodrës.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti