Si vdes njeriu nga i ftohti dhe çfarë mund të bëjmë për t’i shpëtuar jetën

Temperaturat e ulëta mund të çojnë në vdekje dhe këtë e kanë treguar të paktën 20 viktima që erdhën si pasojë e të ftohtit në Europë. Po çfarë i ndodh trupit kur temperatura nis të bjerë.

Hipotermia

Është një gjendje klinike që ka të bëjë me uljen e temperaturës së pacientit nën një vlerë të caktuar. Kur temperatura e trupit bie shumë, metabolizmi nuk arrin të jetë aktiv dhe për të ruajtur veten hyn në një gjendje qetësie, që i lejon të kursejë energjinë. Por nëse nga kjo gjendje nuk dilet brenda një kohe të caktuar, mund të pasojë vdekja.

Lexo ne fotot me poshte:

 

 

 

 

Në çfarë temperature vdesim? Për të folur për rrezik vdekjeje, temperatura e trupit duhet të jetë 24 °C. Në këtë temperaturë, pacienti pëson ndalim të qarkullimit të gjakut, çka çon në bllokimin e aktivitetit të trurit dhe humbjes së të gjitha shenjave jetësore. Ky proces nis nga “ngrirja” e qelizave që në temperatura të ulëta nuk arrijnë të prodhojnë energjinë e nevojshme për të mbajtur aktivitetin elektrik dhe bllokojnë funksionimin normal të trupit. Fillimisht, për të mbrojtur organet jetësore, fluksi i gjakut përqendrohet në zonën qendrore të trupit dhe reduktohet në ekstremitete. Për pasojë, fillimisht nisin të ftohen gishtat, duart, krahët e me radhë. Për këtë arsye, ne e ndiejmë të ftohtin në këto pjesë të trupit. Në këtë pikë, nëse temperatura nuk kthehet në normalitet, i ftohti arrin zemrën dhe trurin.
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti