Video/ Mbërrijnë patentat e reja, ja çfarë ndryshimesh kanë…

Patenta_shqiptare

Patenta më specifike e me më shumë elemente sigurie kanë filluar të jepen këtë muaj.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor sqaron se patentat në qarkullim janë të vlefshme deri në përfundimin e afatit të tyre dhe, për rinovimin nuk ka kritere të reja.

Prej fillimit të këtij muaji regjistrimi dhe testimi i kandidatëve për leje drejtimi, po bëhet përmes një sistemi të ri që ka nisur të aplikohet.

Patenta e re ka një kategorizim më të detajuar për drejtues të mjeteve të ndryshme, ka më shumë elemente sigurie, por drejtuesit e shërbimit të transportit rrugor theksojnë se tarifat e shërbimit për testimin, apo edhe pajisjen me leje drejtimi nuk ndryshojnë.

Një patentë e veçantë do të jetë për të rinjtë mbi 16 vjeç.

Kush do të drejtojë mjete automatike, mund të marrë një patentë të posaçme, më lehtë se patenta standarde sot, por nuk mund të drejtojë automjete të tjera.

Risitë prekin kryesisht ata që pajisen për herë të parë me patentë. Lejet e drejtimit ende të vlefshme do të jenë të tilla deri në datën e tyre të skadencës.

Lejet e reja të drejtimit, sipas përfaqësuesve të shërbimit të transportit rrugor, krijojnë kushtet për t’u njohur më vonë edhe në shtetet e Bashkimit Europian.

Lajme
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti