"Sarasvatiçandra", Kumud kap mat Sarasin me një femër tjetër... ja çfarë do ndodhë nesër

Saras dhe Kumud shkojnë në hotelin ku ndodhet Kabiri. Saras i tregon dikujt foton e Kabirit dhe personi e drejton për në dhomë. Kabirin e marrin disa burra.

Saras dhe Kumud pyesin veten ku shkoi Kabiri. Guman shkon tek Menka. Ajo e mban Menkan të mbyllur diku. Menka sillet si e pafajshme.

Guman i thotë se di gjithçka. Saras dhe Kumud kërkojnë Kabirin. Një grua afrohet tek Saras dhe i thotë se e di ku ndodhet ai. Ajo i thotë Sarasit të lërë Kumudin. Saras i thotë Kumudit të presë dhe shkon me të. Deni është duke shkuar në punë kur përpara makinës i del Kalika të cilën po e ndjek Dineshi.

Ai i kërkon asaj paratë. Deni zihet me njerëzit e Dineshit. Ai dhe Kalika vrapojnë dhe ata i ndjekin. Gruaja i afrohet Sarasit. Saras i thotë se nuk e do ndihmën e saj. Kumudi vjen dhe i sheh ata bashkë. Saras i thotë mos ta keqkuptojë pasi ai nuk e bën këtë. Kumud largohet. Deni i thotë Kalikas se do thërrasë policinë.

Njerëzit e Dineshit e godasin atë në kokë dhe atij i bie të fikët. Saras mundohet të flasë me Kumudin. Ai sheh disa lule dhe shkon t’i marrë. Kur kthehet nuk e gjen Kumudin.

Kumudi sheh të njëjtën grua duke flirtuar me një person tjetër. Ajo e kupton që Saras nuk kishte faj dhe mendon të kthehet por humbet në rrugët e Londrës. Të dy kërkojnë njëri tjetrin. Deni zgjohet dhe sheh bluzën e zbërthyer. Ai dëgjon Kalikan duke qarë. Deni e pyet si është.

Kalika i thotë mos ta prekë dhe ai duhet të mendonte për lidhjen familjare që ata kanë bashkë dhe jo ta bënte këtë. Deni nuk po e kupton. Kalika i thotë se ai e përdhunoi.

Deni shokohet. Ai ndihet fajtor. Kumud nuk e gjen Sarasin dhe fillon qan. Kalika kthehet në shtëpi dhe aktron sikur e kanë përdhunuar. Të gjithë habiten dhe e pyesin çfarë ndodhi.

Jash e pyet kush e bëri këtë dhe Kalika thotë Deni. Të gjithë habiten. Një grua i afrohet Kumudit dhe e pyet çfarë ka. Kumud i thotë se erdhi me bashkëshortin por nuk mund ta gjejë atë. Gruaja i thotë të shkruajë një letër dhe ta hedhë në liqen.

Kumud i kërkon falje Sarasit tek letra të cilën e fut në një shishe dhe e hedh në liqen. Saras është afër liqenit dhe gjen shishen me letrën. Ai lexon mesazhin e Kumudit.

Kuriozitete
Temat
"Çadra e Lirisë"
Atentat në Londër
Champions League
Moti
Reforma në drejtësi
Shqipëri- Itali
Tahiri