Misteri i “princeshës” së Pablo Eskobarit, si duket sot vajza e kapos së drogës (FOTO)
Qiriu.net

Juana Manuela Marroquin ishte vetëm 10 vjeç kur policia vrau babain e saj narkotrafikantin, Pablo Eskobar.

Për vajzën e Eskobarit dihet shumë pak. 22 vjet pas vrasjes së të atit është bërë publike vetëm një foto se si duket “princesha” e kapos.

Kur agjentët ekzekutuan liderin e kartelit të Medelinit, vajza u largua nga vendi së bashku me të ëmën dhe vëllain. Ata ndryshuan identitet. Familja e Eskobarit emigroi drej Argjentinës.

E vetmja foto e saj, se si duket në moshën 32 vjeçare , është ajo ku ka dalë pranë vëllait dhe të ëmës.

E përkëdhelura e kapos më të fuqishëm në historinë e narkotrafikut, ka preferuar të mbajë një profil të ulët, madje nuk ka dhënë asnjëherë asnjë intervistë.

Për vajzën e Eskobarit është shkruar  një libër nga autori  José Alejandro Castaño,  me titullin : Mbylli sytë , priceshë” (Cierra los ojos, princesa). Kjo ishte shprehja që i thoshte gjithmonë i ati.

Thuhet se vajza e kapos jeton e fshehur dhe vuan  nga depresioni.  Që prej vitit 1993 nuk kishte asnjë sinjal prej saj. Pas publikimit të fotos me familjen, vajza ka humbur sërish gjurmët.

Lajme
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja