Na duhen vota, na duhet Vlora!
Qiriu.net

Arbeni

Nga : Arben Abazaj

 

U desh te vinte viti elektoral qe ne Vlore te fillonin ca investime brenda qytetit ne rruget e tij! U desh qe qeverisja te hynte ne vitin e fundit te saj te "kthente" syte nga Vlora!

E turpshme e hidhur, jo vetem per hipokrizine qe ka brenda, por edhe per mentalitetin mesjetar dhe nje zinxhir pushtetesh cinike qe jane bere sot pasqyra e kesaj gjendje ekstreme degradimi qe po perjetojme! Na duhen vota, na duhet Vlora! Pyetja me e pare qe te vjen ndermend kur sheh kete "aksion" investimi eshte ku ishin ketu e tre vjet???? E pergjigja me e pare eshte viti elektoral qe jemi futur! Deri ketu do mbyllnim njerin sy e do thoshim: Shyqyr qe po investojne pavaresisht qellimit qe kane per vota! Nje fjale e urte popullore thote: E ka dardha bishtin mbrapa!

Meqe ne nuk jemi ne nje nivel inteligjence kaq te ulet sa pushtetaret qe na perfaqesojne, meqenese jemi deshmitare te deshtimit, te vjedhjes dhe keq perdorimit te investimeve me qellim votat, kemi te drejten te shohim me dyshim kete "aksion" e ta quajme ate hipokrizine e rradhes qe politika mesjetare po prodhon ne qytetin tone! Qeveria dhe pushteti lokal vazhdojne me kembengulje te vendosin nje marredhenie meskine me Vloren dhe banoret e saj! I gjendur brenda kesaj fryme meskine te te berit te puneve cdonjeri prej nesh e gjen veten te tallur ne moralin dhe intelektin e tij! Ne duam investime ne Vlore, duam hapjen e puneve, duam rregullimin e gjendjes, keto i duam te sakta, te plota dhe jo te mendojne se na hodhen hi syve!

Ju sugjerojmë
Opinion
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti