Kreva marrëdhënie me kunatën direkt pas dasme, por më pas ndodhi ajo që s’e prisnim
Qiriu.net

tradhti-615x350

Prej kohësh i lidhur me një 23-vjeçare, pas disa gotash dhe një dasme ai e tradhton të dashurën pikërisht me motrën e saj. Megjithëse që të dy menduan se kjo do të ngelej aty dhe do të ishte sekreti i tyre, në fakt nuk ndodhi kështu, marrëdhënia e tyre seksuale filloi të ndodhte shumë shpesh aq sa djali në një letër për psikologen e “The Sun” shkruan se ka filluar ta dojë kunatën e tij. Lexoni historinë e plotë të tyre.

Letra e djalit

“Rreth një vit më parë u lidha me të dashurën time 23-vjeçe, të cilën e takova në punë. Lidhja jonë po shkonte mirë por jeta seksuale me të ishte e mërzitshme. Në fare pak kohë ajo më prezantoi me familjen e saj, aty ku dhe u njoha me të motrën, e cila është 26-vjeçe, e martuar dhe ka një djalë 6 vjeç.

 

Që prej asaj dite e kisha fantazuar veten në shtrat me të, por sigurisht që nuk mund të hidhja asnjë hap. Derisa një ditë u takuam sërish në një dasmë familjare që ato kishin. Nga fundi i dasmës në të dy dolëm pak jashtë lokalit për të marrë ajër, dhe në bisedë e sipër unë i thashë se kisha dëshirë të bëja seks me të. Edhe ajo më shprehu të njëjtën gjë.

Shkuam tek makina ime dhe bëmë seks të çmenduar. Prej asaj kohë ne takohemi sa herë kemi mundësi dhe seksi mes nesh është fantastik. Më duket se kam filluar ta dua, por nuk e di si të bëj, të ndahem nga e dashura dhe të lidhem me të seriozisht apo të largohem prej saj dhe të mbaj lidhjen me të dashurën ?”

Përgjigjja e psikologes

“Kjo është një lidhje shumë e komplikuar. E keni futur veten mes zjarrit, Unë mendoj se duhet të ndahesh prej saj sepse do shkatërroni shumë persona të tjerë nëse gjërat bëhen publike.

Nëse e do të dashurën tënde, qëndro me të por nëse mendon se nuk e do atëherë shkëputu fare prej asaj familjeje dhe kërko fatin tënd diku tjetër”.

Ju sugjerojmë
Lifestyle
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti