3 ndjenja urie që janë shenjë e një problemi shëndetësor

uria

Ndjenjat e urisë në këto raste sinjalizojnë probleme me shëndetin dhe konkretisht ja se çfarë...

Të keni etje të tepërt për ujë mund të tregojë se keni probleme me diabetin.

Etja e tepërt është një simptomë e hershme e diabetit, por nuk është vetëm kjo. Një ndjenjë etjeje e madhe shoqërohet edhe me urinim të tepërt. Nëse keni diabet, në gjak vendoset sheqer shtesë dhe veshkat tuaja duhet të punojnë shumë fort për të filtruar dhe përthithur sheqerin. Ndonjëherë veshkat thjesht nuk mund t’ia dalin diçkaje të tillë dhe ëmbëlsia e tepërt shndërrohet në urinë. Kjo do të thotë urinim i shpeshtë, i cili bën të ndjeni më shumë etje.

Dëshira e madhe për të ngrënë kripë mund të jetë e lidhur me sëmundjen e Addison-it.

Ne nuk kemi dëshirë të hamë tepër kripë sepse kemi më shumë nevojë për të. Një pjesë e mirë e njerëzve konsumojnë më tepër kripë se sa kanë nevojë. Përveç atletëve, të cilët mund të humbasin shumë kripë përmes djersitetjes, për pjesën tjetër të njerëzve dëshira e fortë dhe e shpeshtë për të ngrënë kripë mund të tregojë se vuajmë nga sëumndja e Addison-it, në të cilën gjendrat veshkore nuk prodhojnë hormone mjaftueshëm. Këta hormone janë të rëndësishme sepse përfshijnë kortizolin, i cili e ndihmon trupin për t’iu përgjigjur stresit dhe aldosteronin, i cili e mban tensionin e gjakut të balancuar. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të bëjë që tensioni juaj i gjakut të bjerë në mënyrë të rrezikshme.

Dëshira për të ngrënë akull mund të lidhet me mangësinë në hekur.

Të pasurit dëshirë për të ngrënë produkte që nuk kanë vlerë ushqimore, si akull, letër, argjilë, baltë është një fenomen i njohur si pica. Edhe pse këto fenomene nuk janë të kuptuara mirë nga studiuesit, disa studime e lidhin dëshirën për të konsumuar këto gjëra me mangësinë në hekur. Një botim në Medical Hypotheses (Hipoteza mjekësore) sugjeron se përtypja kompulsive e akullit rrit qarkullimin e gjakut në tru, duke luftuar amullinë e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Shëndet
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti