Shërohet nga puçrrat e rënda në fytyrë, tregon sekretin prapa transformimit të tij
Qiriu.net

Veç kush gënjen, se pamja është shumë e rëndësishme për ne. Dhe kjo vlen për të gjithë, jo vetëm për femrat.
Shumica e njerëzve përballen me peshën e trupit dhe tentojnë të zbulojnë metoda për formësimin e tij, por ka diçka që shkakton më shumë ankth sesa pesha: aknet.

Aknet janë të llojllojshme, prej atyre që shfaqen për shkak të çrregullimeve hormonale, stresit e deri tek ato që formojnë puçrra të rënda dhe rezultojnë në cista të dhimbshme në fytyrë, transmeton Gazeta Express.

Dhe jo vetëm adoleshentët, edhe të rriturit po përballen me aknet. Aknet e të rriturve janë shumë të zakonshme dhe prekin miliona njerëz.

Një nga ta është edhe 23 vjeçari Brain Turner, një bodybuilder dhe entuziast fitnesi i cili fitoi mijëra ndjekës në YouTube falë këshillave të tij të shëndetit.

Ai po përballej me aknet e tmerrshme në fytyrën e tij për një kohë të gjatë. Gradualisht ai filloi të bënte ndryshime në jetë. Disa prej tyre ishin të vogla e disa të mëdha, dhe kështu ai filloi ta pastronte fytyrën.

Pas tri vitesh, fytyra e tij u pastrua tërësisht nga aknet. Por si e bëri ai këtë? Gjëja e parë që ai bëri ishte ndryshimi i dietës. Ai është vegjetarian dhe han shumë perime dhe fruta në ditë.

Ai i përgatitë ato në mënyra të ndryshme, por perimet janë dieta e tij kryesore. Ai rriti edhe konsumimin e ujit dhe hoqi dorë përgjithmonë nga pijet me sheqer, lëngjet dhe alkooli.

Ai hoqi dorë edhe nga disa ushqime, si ëmbëlsirat. Ai gjithashtu hoqi dorë edhe nga proteinat që i merrte për të ushtruar në palestër, dhe eventualisht fytyra e tij filloi të përmirësohej.

Dhe transformimi i tij është magjik.

Kuriozitete
Temat
Bankë
Derbi
Lajme
Moti
Vjedhja