Kujdes! Këto shenja tregojnë se trupi juaj po prodhon shumë estrogjen

estrogjen-e1453798828643

Estrogjeni përfshin një grup hormonesh që luajnë një rol jetik në rritjen dhe zhvillimin e riprodhimit tek femrat dhe karakteristikave seksuale. Ai është përgjegjës për zhvillimin e indeve të gjirit dhe funksionimin sa më mirë të mitrës. Estrogjeni përgatit trupin për ovulacion. Megjithatë, duhet të keni parasysh se jo të gjitha grupet e estrogjenit luajnë këtë funksion. Disa prej tyre lidhen me rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit. Këto grupe të estrogjenit quhen “të këqija” dhe nivelet e tij rriten në trup për shkak të stresit, marrjes me tepri të kafeinës, marrjes së pilulave për kontrollin e lindjes, kontraceptivëve, etj.

Shenjat më të zakonshme dhe të hershme të nivelit të lartë të estrogjenit në trup:

  • Shtim në peshë në mënyrë të pakontrollueshme
  • Puçrra fytyre
  • Lodhje kronike dhe e vazhdueshme
  • Fryrje të barkut
  • Cikël menstrual i parregullt dhe/ose me dhimbje
  • Rënie të flokëve
  • Nervozizëm
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Metabolizëm i ngadaltë
  • Çrregullim i gjumit
  • Mosfunksionim i tiroides

Nëse keni dy ose më shumë simptoma të tilla duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.  Nëse nuk kurohet në kohë, kjo gjendje mund t’ju çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe probleme të tilla si infertilitet, endometriozë, kiste në vezore, dështime të përsëritura etj.

Shëndet
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti