Zbulohet ilaçi që kuron dhëmbët e dëmtuar

dhemb-i-prishur_3

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë natyrale për kurimin e dhëmbëve të dëmtuar, një zbulim ky që mund t’i japë fund mbushjes së tyre. Ekspertët në King’s College London gjetën se një ilaç që përdoret për të trajtuar sëmundjen e Alzheimer ishte në gjendje për të stimuluar dhëmbin që të krijonte dentinë të re, e aftë për të kuruar dëmtime të mëdha të dhëmbëve.

Dhëmbi në vetvete është në gjendje që të veprojë në zona të vogla të dëmtuara, duke përdorur të njëjtin proces, por kur vrima në dhëmb bëhet shumë e madhe është e nevojshme ndërhyrja e dentistit për ta mbushur me çimendo artificiale, për të evituar humbjen e dhëmbit.

Profesori Paul Sharpe për Scientific Reports tha ky zbulim bën që përdorimi i një ilaçi të testuar klinikisht, ofron një mundësi reale për ta futur këtë trajtim dentar sa më shpejt nëpër klinika. Nëse një dhëmb është dëmtuar apo infektuar, pjesa e brendshme e butë e mishit mund të ekspozohet, duke  rrezikuar infeksion të mëtejshëm.

Kur kjo ndodh, një grup dentinash, materiali i fortë që përbën pjesën më të madhe të dhëmbit, do të përpiqet që ta izolojë mishin nga pjesa e infekuar. Por shkencëtarët zbuluan se mekanizmi natyral riparues mund të bëhet më i fuqishëm nëse përdoret ilaçi i quajtur Tideglusib, shkruan klan. Ky ilaç stimulon qelizat embrionale, që mund të shndërrohen në çdolloj indi të trupit dhe që ndodhet në këtë pjesë të butë të dhëmbit, për të krijuar dentina të reja.

Shëndet
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti