Ja çfarë thotë horoskopi për mënyrën si ju dashuroni

horoskopi_6

DASHI

Jeni plot jetë dhe energji. Jeni racional në pothuajse çdo aspekt të jetës dhe jeni me “këmbë në tokë”. Keni lindur për të qenë lider, ju pëlqen të keni kontrollin e raportit tuaj. Kur gjeni dashurinë, mendoni në mënyrë racionale, pikërisht siç bëni me gjithçka tjetër. Madje “i shtrini këmbët sa keni jorganin”. Dashuria juaj është e qëndrueshme, e zjarrtë dhe plot shkëlqim, siç jeni edhe vetë një shenjë e zjarrit.

DEMI

Si Dashi, edhe juve ju pëlqen të keni kontrollin, por nuk dini si t’i rezistoni kënaqësisë. Kur kimia në nivel fizik është e nxehtë dhe pasionante, nuk humbisni kohë. Jeni persona shume sensualë. Jepeni totalisht në një marrëdhënie. Preferoni të kaloni kohën me partnerin tuaj në fshat, ku të shijoni natyrën. Jeni konstant, të qetë dhe të vendosur.

BINJAKËT

Është shumë argëtuese të qëndrosh pranë jush. Jeni ekspertë në komunikim dhe keni gjithmonë 1 milion ide impresionuese për ta mahnitur partnerin. Por jeni edhe romantikë të pashpresë. Nuk ju pëlqen të qëndroni vetëm dhe kur bini në dashuri keni tendencën të lidheni shumë me partnerin. Madje doni të kaloni çdo sekondë me të. E dini se një dialog i mirë dhe i vazhdueshëm është çelësi për mirëfunksionimin e çdo raporti.

GAFORRJA

Nuk jeni kurrë të dashuruar marrëzisht. Kur dashuroni, e bëni me gjithë zemër, por mendja ju funksionon akoma. Kur bëhet fjalë për dashuri jeni në kërkim të një partneri të vërtetë. Tërhiqeni nga njerëz që janë ambiciozë dhe të përgjegjshëm. Jeni dëgjues të shkëlqyer, e kur jeni të dashuruar jeni mbështetësit më të mëdhenj të partnerit. Keni sens të madh humori dhe e bëni gjithmonë të buzëqeshë partnerin tuaj.

LUANI

Nuk e keni problem të gjeni dashurinë, falë energjisë suaj mganetike, karizmit tuaj, besimit në vetvete dhe ngrohtësisë. Jeni partnerë besnikë dhe kur bini në dashuri, bini “kokë e këmbë”. Por padyshim ju pëlqen edhe liria juaj, por kur doni dikë nuk e tradhëtoni. Jeni pak xhelozë dhe posesivë. E vlerësoni dashurinë mbi gjithçka tjetër, por keni nevojë që tjetri t’ju tregojë sa shumë ju adhuron. Jeni edhe egocentrike, por edhe kjo ju bën edhe më tërheqës.

VIRGJËRESHA

Bëni “të fortin” në dashuri, por në fakt nuk doni që të tjerët të kuptojnë sa vunerabël jeni. Të vështirë për t’u deshifruar, por jeni të aftë të dashuroni me gjithë zemër. Ndonjëherë partneri juaj mund të ndihet i frustruar sepse nuk është i sigurt se çfarë keni në mendje. Dashuria ju konsumon dhe e shihni më të lehtë të bëni llogari dhe të shfaqeni xhelozë sesa të qetë dhe të lumtur. Jeni xhentilë, të duruar dhe të lehtë për t’u dashuruar. Mos e harroni këtë!

PESHORJA

Jeni tmerrësisht shumë të organizuar dhe të fokusuar tek objektivi. Kur bëhet fjalë për dashuri duhet të jeni të lumtur deri në perfeksion. Nuk kënaqeni kollaj dhe arrini të qëndroni vetëm me dikë që bën për ju dhe që ju trajton me respekt. I bëni shumë të presin kandidatët para se t’i jepni mundësinë për të qenë me ju. Kur jeni të dashuruar, prioritet keni të mbani paqen dhe harmoninë në marrëdhënien tuaj.

AKREPI

Jeni persona që më parë mendojnë me trup dhe pastaj me zemër. Dashuria është gjithçka për ju. Jeni tmerrësisht shumë pasionantë dhe marrëdhëniet tuaja janë të karakterizuara me dramë dhe agresivitet. Nuk “i shtrini kurrë këmbët sa keni jorganin”. Jeni shumë kokëfortë dhe e përdorni këtë karakteristikë për të ecur në rrugën tuaj. Jeni mirë me partnerë që janë të qetë. Si me një të lindur në shenjën e Peshqëve ose të Gaforres.

SHIGJETARI

Për ju, dashuria është një aventurë. Jeni shpirtra të lirë dhe nuk keni frikë nga asgjë. Kur bini në dashur, prireni të dëgjoni zemrën. Inteligjenca juaj ju bën që të keni në krah partnerë po ashtu inteligjentë dhe që ndjanë me ju të njëjtin pasion udhëtimet dhe eksperiencat e reja. Nuk ju pëlqen të qëndroni në të njëjtin vend për shumë kohë.

BRICJAPI

Nuk keni kohë për marrëdhënie që nuk ju çojnë askund. Preferoni të ndërtoni diçka, p.sh të ardhmen me dikë që jeni të sigurtë, sepse nuk i pëlqeni aventurat. Gjithçka në jetë e merrni shumë seriozisht, e s’keni durim me partnerë që s’kanë të njëjtat qëllime si ju. Jeni të orientuar drejt familjes, qetësisë dhe harmonisë së saj. Adhuroni të ndiheni të dashuruar. Doni që partneri juaj të jetë edhe miku juaj më i mirë.

UJORI

Keni një zemër të madhe. Kur jeni të dashuruar, e gjithë vëmendja dhe koha juaj i dedikohet partnerit. Sensi juaj i altruismit ju bën një partner të përkryer. Dëshironi një dashuri pasionante. Nuk keni nevojë të luani. Dëshironi të gjeni personin e duhur. Dhe kur e bëni, nuk e lini kurrë të largohet prej jush.

PESHQIT

Jeni simpatikë, të ëmbël dhe besnikë. Jeni edhe shumë të ndjeshëm dhe çdo dhimbje lë gjurmë të thella tek ju. Keni frikë mos ju “thyhet” zemra e madje se as nuk do të arrini të bini më në dashuri. Kur jeni të dashuruar, një zënke me partnerin arrin që t’jua prishë të gjithë ditën. Por një kompliment i ëmbël ju çon në “qiellin e shtatë”. Shpesh lini veten pas dore për partnerin. Por mos harroni: Vetja nuk duhet lënë pas dore!

Lifestyle
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti