Gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë, shokuese çfarë u zbulua...

634764__original

Sa e sa herë i kemi dëgjuar këshillat që ta heqim nga priza dushin, e shpesh ne e neglizhojmë, duke e nënvlerësuar rrezikun.

Por për një burrë në Krujë një neglizhencë e tillë ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën.

Gjatë ditës së djeshme, e hënë, rreth orës 17:30 në spitalin e Krujës ka shkuar i vdekur 36- vjeçari G.P., banues në Krujë.

Nga veprimet e para hetimore e kryera ka rezultuar se vdekja ka ardhur si rezultat i kontaktit me rrymën elektrike në tualetin e banesës.

Më konkretisht  mësohet se 36- vjeçari ka qenë duke bërë dush në momentin që e ka zëmë korrenti si pasojë e një mase. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për vlerësim.

Lajme
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti