Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

babait

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. 

Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual.

Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla në klasën e dytë e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet prej “mami”,më beso pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim

Bëji një natë palacinkat e saj me Nutella, vizato kukullat e saj të preferuara e lëre t’a mbështesë kokën në shpatullën tënde e t’a zërë gjumi aty, a ka dashuri më të madhe?!

Mësoje për të bukurën, natyrën, pikturën, muzikën, ushqeja shpirtin me art, dhe bëje të qeshë shumë. Kujtoja herë pas herë se sa e do. A do ketë gjë më të bukur se shkëlqimi që do marrë syri i saj?! 

Kur të jetë në moshën e adoleshencës, kritikoje më pak e dëgjoje më shumë, ajo ka nevojë të shprehet për të gjetur një fole. Edukoje me dashuri, është forma më efektive që thyen cdo mur, më beso, se sa e butë do të jetë edhe ajo me reagimin e saj, ti je ai që përherë do t’ja vjedhësh buzëqeshjen.

Kur të më tregojë mua se ajo ka një shok, të lutem mos u bëj protektiv, e di… do e gëlltisësh mezor si lajm e atë natë nuk do të të zërë gjumi, por merre një natë në restorantin e saj të preferuar e thuaji se të jesh versioni më i mirë i vetes është zinxhiri më i fortë që mund të krijojë me rrethin e jashtëm. Thuaji se nuk të intereson nëse portofoli i atij djali është plot apo gjysëm bosh, për aq kohë sa ai të këtë zemrën plot bëje një shoqërues të një shpirti të bukur si të saj.

Thuaji se ajo nuk është një njeri i zakonshëm në jetë, por është produkt i një lumturie e të tillë e meriton cdo ditë të jetës duke mos toleruar të trajtohet ndryshe. Mësoje se të japësh shumë dashuri do të thotë edhe që ajo dashuri të kthehet cdo ditë që ajo do të hapë sytë.

E në ditën e saj të shënuar, jepi unazën time, e thuaji se aty e ka gjenezën ajo, prej dashurisë së stërgjyshes, gjyshes dhe nënës së ardhshme e gruas tënde aktuale. Bekoje me dashurinë që më ke dhënë mua e tregoi se si jeta të solli në të njëtën rrugë me mua, e shpjegoi se emrin ja zgjodha unë, duke i konfirmuar se prej dashurisë, ti më the:  si të duash ti zemër, të quhet sipas dëshirës tënde.

Sot jam unë ajo që ti ke zgjedhur si nënën e vajzës tënde të ardhshme.

Bëhu ti, babai i një vajze që të jetë kurorë dashurie e rrethuar me jetë të lumtur.

Të lutem, duaje, me shpirt…

 

Desantila

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti