22 vite burg, për një arsye që as nuk mund ta imagjinoni

bramwell2

Një person që grabiti një pult televizori është dënuar me më shumë se dy dekada në burg.

Eric Bramwell, u shpall fajtor në nëntor dhe dënimi u dha në janar me 22 vite burg. 35­vjeçari mori pultin në gusht të vitit 2015 nga një apartament në Illinois, SHBA.

Gjatë grabitjes ai harroi një dorezë në apartament që çoi në zbulimin e tij.

Prokurorët thanë se nisur nga e shkuara e tij kriminale, rrezikonte 30 vite burg. Ai akuzohet se ka vjedhur pulte të tjera televizori në apartamente të tjera në zonën për rreth.

Lajme
Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti