Qëlloi me armë, ja çfarë ndodhi me Noizy-n pasi u shoqërua në Polici (VIDEO)
Qiriu.net

Mbrëmjen e djeshme u shoqërua në policinë e Durrësit këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy.

Ai u shoqëruar në Policinë e Durrësit, për t’u marrë në pyetje dhe për të kryer disa verifikimeve, lidhur me një video të postuar, ku duket këngëtari duke qëlluar me armë.

Në videon që u bë shkak për ta shoqëruar atë në polici, shihet teksa qëllon me pistoletë disa herë në ajër. Nga shpjegimet që ai kishte bërë kohë më parë, shprehej se video është bërë për një nga videoklipet e tij.

Por, burime nga policia e Durrësit i thanë ‘Gazeta Express’ se reperi pasi është marrë për disa orë në pyetje, është lënë i lirë në orët e vona të mbrëmjes.

Po ashtu, ‘Gazeta Express’ ka mësuar se Noizy u ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, duke thanë para oficerëve të policisë se video ishte regjistruar disa vite më parë, gjatë realizimit të një videoklipi.

Më herët, policia kishte shpallur në kërkim reperin tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi pasi ai filmoi veten duke qëlluar me shotgun, dhe videon e shpërndau në rrejtet sociale.

Ju sugjerojmë
Showbiz
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti