Aurela Gaçe ka disa ‘fjalë zemre’ për mjeshtrin e skenës shqiptare, prekëse

Ai është një nga shtyllat e artit të teatrit dhe kinematografisë.

Për vite me radhë Robert Ndrenika  u ka dhënë jetë shumë personazheve, duke bërë të qajë e të qeshë publikun e tij. I madhi, Robert Ndrenika ka festuar sot 75 vjetorin e tij të lindjes.

Një urim i veçantë vjen dhe nga këngëtarja Aurela Gaçe.

“Edhe 100 mjeshter, enciklopedi , legjende e gjalle.

Sa me fat jemi qe jetuam ne kohen kur ti i dhe kaq shume teatrit e filmit Shqiptar. E jemi akoma duke marre nga shpirti yt i derdhur ne rrole.

Sot 75 vjetori.

Urime Robert Ndrenika”-shkruan këngëtarja për modelin më të mirë të gjendur në mesin e aktorëve shqiptarë.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti