Mendonte se e kishte nga depilimi, por e vërteta ishte shumë më e rëndë
Qiriu.net

Një vajzë e re, e cila mendonte se skuqja që kishte në këmbë kishin ardhur si pasojë e depilimit, u diagnostikua me një formë të rrallë kanceri.

Mjekët gjetën një masë sa një kokërr molle në kraharorin e 21 – vjeçares Rhiannon Douglas, pasi ajo u dërgua me urgjencë në spital, për shkak se skuqja u përhap në trup dhe nisi të kishte dhimbje të mesit.

E reja u diagnostikua me një formë të rrallë limfome, që zhvillohet në sistemin limfatik.

Mjekët i thanë Rhiannon se skuqja ishte një simptomë e rrallë e këtij lloj kanceri dhe nëse nuk do të ishte shfaqur, masa prej 8.5 centimetra e gjetur në kraharorin e saj nuk do të ishte kapur në kohë për t’u trajtuar.

Që prej Nëntorit 2016, kur u diagnostikua për herë të parë, tumori i 21 – vjeçares është zvogëluar dhe ajo shpreson që në verë të jetë shëruar totalisht.

Rhiannon vendosi që ta bëjë publike historinë e saj për të ndërgjegjësuar njerëzit për këto simptoma të çuditshme që mund të tregojnë kancerin.

Ju sugjerojmë
Shëndet
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti