Ja si mund ta hiqni mykun në muret e shtëpisë me metoda natyrale

myku_1

Myku mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin, edhe nëse nuk jeni alergjikë. Ai shkakton tek disa njerëz lodhje, stres, pezmatim të lëkurës, alergji, infeksione të sistemit të frymëmarrjes etj. Në vend që të përdorni kimikate të ndryshme për eliminimin e mykut, që në disa raste janë edhe të dëmshme, ne do t’ju sugjerojmë disa metoda natyrale, të pakushtueshme dhe që japin rezultate të shkëlqyera.

Peroksid hidrogjeni – Për të hequr mykun nga muret e shtëpisë mund të përdorni peroksid hidrogjeni. Spërkasni me këtë përbërës të gjitha sipërfaqet e pushtuara nga myku dhe lëreni ashtu për 10 minuta. Më pas merrni një leckë dhe filloni të fërkoni të gjithë sipërfaqen e murit.

Uthulla e bardhë – Sipas studimeve të kryera deri tani, uthulla e bardhë eliminon 82% të sporeve të mykut, duke përfshirë këtu viruset dhe bakteret. Për të eliminuar mykun në shtëpi, mjafton të hidhni uthullën e bardhë në një shishe dhe të spërkasni me të zonat e prekura nga myku. Mund ta përzieni uthullën me pak ujë për të larguar erën e keqe, megjithatë, opsioni i parë është më i mirë. Lëreni ashtu për disa orë dhe më pas fërkoni të gjithë sipërfaqen e murit me një furçë.

Soda e bukës – Një përbërës natyral shumë efikas për të eliminuar mykun nga muret është soda e bukës. Mjafton vetëm të përzieni sodën e bukës me ujë dhe të spërkasni sipërfaqet e pushtuara nga myku. Lëreni ashtu për pak kohë, pastaj merrni një leckë dhe fërkojeni të gjithë sipërfaqen.

Ekstrakti i farave të qitros dhe ujë – Nëse myku është i vështirë për t’u hequr, atëherë ju mund të përdorni ekstraktin e farave të qitros. Mjafton të përzieni njëzet pika të këtij ekstrakti me pak ujë dhe më pas të spërkasni muret.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti