E rëndë në Durrës/ 25-vjeçarja i jep fund jetës, lë pas një djalë 4-vjeçar
Qiriu.net

vetvrasje-helmim-620x330_1484134486-2865761

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku një 25-vjeçare i ka dhënë fund jetës. 

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në Sukth  të Ri, ku e reja me iniciale B.M është vetëhelmuar me fotoksinë.

Edhe pse ajo është dërguar me urgjencë në spitalin ‘Nënë Tereza’, në Tiranë, fatkeqësisht ka humbur jetën.

25-vjeçarja ishte e martuar dhe kishte një djalë 4-vjeçar.

Policia pas ngjarjes, ka marrë në pyetje bashkëshortin e saj, ku mësohet se ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë konflikt më të kohët e fundit.

Po ashtu, një burim tha se edhe gjendje ekonomike ishte e mirë, pasi 25-vjeçarja punonte.

Ende nuk dihen shkaqet se përse e reja ndërmori këtë veprim ekstrem, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Ju sugjerojmë
Lajme
Temat
2017
Aleppo
Berlin
Dhuna
Lajme
Lifestyle
Moti