200 kg drogë shqiptare kapen në Brindisi, dy në pranga

ner

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur me 200 kg kanabis sativa. Arrestimet janë bërë ditën e sotme në Brindisi, Itali.

Sipas asaj që shkruan ANSA.it lënda narkotike u gjet në një shtëpi në periferi të qytetit të Brindizit, në lagjen Giancola, jo shumë larg nga bregdeti. Mësohet se në pranga ranë M. T, 25 vjeç dhe N.L, 32 vjeç.

Ata u prangosën në flagrancë në oborrin e ndërtesës së pabanuar, ndërsa droga ishte fshehur në disa çanta. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Temat
"Çadra e Lirisë"
Big Brother
Champions League
Françesk Radi
Fushatë
Galaxy s8
Moti